ATHINE- Çështja e emrit të Maqedonisë përsëri ka shkaktuar përplasje të ashpër në mes të partisë “Nea Democratia” dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Kotzias.

Akuza patriotizmi u hodhën se kush i mbron interesat kombëtare greke dhe kush ka lëshuar pe në çështjen e emrit, ndërkaq shkak i këtij debati u bë vendimi për ribrendimin e agjencisë shtetërore të lajmeve që parasheh ndryshimin e logos, nga ku do të hiqet termi ”maqedonase”.

Logoja e vjetër e agjencisë informative athinaso-maqedonase përmban diellin dhe emrin e plotë të agjencisë, ndërkaq me ndryshimin e propozuar, do të mbaj vetëm fjalën ”Agjencia”.

53 deputetët e djathë konsiderojnë se heqja e fjalës ”maqedonase” është një shkelje e historisë greke dhe ofendim për opinionin. Ministri Kotzias i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat ndaj tij, për gjoja zbutje të qendrimeve greke, duke thënë se ndryshimi i logos nuk ka ndonjë lidhje thelbësore me politikën e jashtme greke./Telegrafi/

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: