Nedim Bajrami është kthyer në një nga lojtarët më të lakuar në Serie A. Mosha, vlera e tij në tregun e transferimeve dhe forma që ka shfaqur, ka bërë që ofertat për Bajramin të vijnë nga të gjithë anët. Një ditë më parë, mediat italiane shkruanin se në skenë për të siguruar shërbimet e tij së fundmi kanë dalë edhe dy ekipeve të tjera, Juventus dhe Roma, ndërsa interesim kanë shfaqur edhe ekipet në Premier League.

Bajramiiii
Bajramiiii

Këtë të martë, Calciomercato.com shkon edhe më tej duke zbuluar detaje të tjera mbi interesimin e “Zonjës së Vjetër”. Cherubini, drejtori i Juves i vetëdijshëm për konkurrencën e madhe për Bajramin, kërkon të djeg rivalët, për këtë arsye ka vendosur kontaktet me agjentin e fantazistit kuqezi por dhe me presidentin e Empolit.

Juve është e gatshme ti ofrojë Corsi para kesh plus lojtarë për të siguruar një para kontratë për Bajramin. Jo vetëm Juve, edhe Roma po ndjek të njëjtën skemë, Tiago Pinto ka takuar agjentin e Bajramit, për të kuptuar se çfarë kërkon fantazisti kuqezi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb