Piloti i Formula 1, Max Verstappen, është përfshirë në një aksident të tmerrshëm në pistën e Britanisë.

Ai është përplasur me Mercedes-in e Lewis Hamilton. Teksa britaniku po tentonte të parakalonte holandezin, ky i fundit, nuk e vuri re e kësisoj të dyja makinat, pra si ajo e “Redl Bull” dhe “Mercedes” u përfshinë në një përplasje të ashpër.

Hamilton nuk braktisi sfidën dhe pyeti në radio nëse kolegu i tij kundërshtari ishte mirë.

Si pasojë e incidentit britanikut iu hoqën 10 sekonda nga koha, por në fund, ia doli të triumfonte.

Nga krahu tjetër Verstappen, është dërguar në një spital lokal, ku po trajtohet nga lëndimet e pësuara. Bëhet me dije se piloti ka marrë lëndime të lehta e sipërfaqësore, e pritet të dalë shpejt nga spitali.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb