BERAT

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në askin rrugor Berat-Dimal. Dy mjete janë përplasur fuqishëm me njëri-tjetrin në fshatin Moravë.

Mjetet kanë qënë duke qarkulluar të njëjtin sens drejtimi dhe kur ku mjeti tip Benz, me targa AA 688 UJ ka dashur të kthehet për në banesë, mjeti mjeti tip land Rover me targa AA 199 DC e ka goditur nga pas.

Pas godithes së fortë, Benzi ka përfunduar në kanalin në anë të rrugës,afër derës së një banese.

Si pasojë e aksidentit të dyja mjetet kanë pësuar dëme të mëdha materiale, ndërkohë që lëndime të shumta kanë marrë edhe dy drejtuesit e tyre, të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal të Beratit, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Menjeherë pas aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e policisë rrugore, që po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe dinamikës së aksidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb