Një përplasje e ashpër është shënuar mes bandave në Meksikë, ku janë lënë të vdekur të paktën 16 persona. Sipas mediave të huaja, prokurori i shtetit Francisco Murillo, ka konfirmuar se 10 trupa të pajetë janë gjetur të shtrirë në rrugët e Zacatecas.

Siç edhe mund të shihen në pamje, ata ishin të mbështjellë me batanije dhe të “lidhur fort me shirit”.

Ndërkohë, gjashtë të tjerët u gjetën të varur brenda një magazine në komunitetin e afërt të Panfilo Natera.

Autoritetet kanë arrestuar tashmë dy persona të cilët u kapën duke transportuar një kufomë një ditë më parë, me Murillo duke shtuar se dyshja tani janë nën hetim për 16 vrasjet e tjera.

Asnjë nga 16 trupat nuk është identifikuar deri të shtunën, por policia i përshkroi viktimat të gjithë si meshkuj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb