Kreu i Degës së Partisë Demokratike në Fier, Luan Baçi, publikon në “Facebook” një video, që tregon radhët e gjata të qytetarëve, të cilët presin për të marrë ndihmat, në këtë periudhë të përhapjes së koronavirusit.

Në një lidhje telefonike për News24, Baçi tha se ndihmat po ndahen me selektime politike, dhe kjo ka revoltuar qytetarët, të cilët siç shihet në video, janë përplasur me njëri-tjetrin, teksa presin radhën.

“Ka ankesa nga shumë qytetarë. Janë të selektuar politikisht qytetarët që ndihmohen, me lidhje familjare. Është një rrezik shumë i madh, pasi Fieri është ndër qytetet më të prekura nga koronavirusi”, tha ish-deputeti.

I pyetur nga gazetarja në studio se pse ndihmat nuk dërgohen në shtëpi, Baçi theksoi “Për arsye se Bashkia e Fierit i shikon politikisht gjërat. Duan t’i shpërndajnë vetë këto ndihma, sikur i jep nga xhepi kryebashkiaku, dhe jo që është rikthim i taksave që qytetarët kanë paguar ndër vite. Po bëhet një abuzim i hapur me ndihmat, janë shumë të pakta. Qytetarët revoltohen nga selektimi që iu bëhet. Punonjësit e bashkisë nuk pyesin ligjin, kryeplakun e fshatit, por bëjnë ndarje sipas oreksit të tyre. Është e turpshme”.

Postimi i Luan Baçit në “Facebook”:

PO NDODH TANI NE BASHKINE FIER.

Nje situat e tille, shume e rrezikshme, eshte e perditshme.
Organizim i çorganizuar, nga bashkia.

Sasia e ndihmave shume e vogel, ne krahasim me nevojat dhe numurin e banoreve.

Fieri po rrezikon shume, ne perhapjen e koronavirusit, me grumbullime te tilla, jashte çdo, rregulli duke qene se eshte nje nga bashikit me te prekura nga COVID-19

Kete video dhe shume te tjera si kjo, do te bente mire Z Subashi qe tja tregonte dhe Ambasadores Amerikane Znj Yuri Kim dhe mos ta disiformoj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb