E ardhmja është në Spanjë, kjo është e vetmja gjë e sigurt për momentin në lidhje me Erling Haaland, fakt të cilin e pranoi vetë sulmuesi norvegjez. Në Spanjë, mediat ndahen në dy kampe, ata që besojnë se Haaland do të transferohet tek Real Madrid dhe ata që flasin për një kalim të mundshëm tek Barcelona. Në mes pritet të jetë oferta më e mirë, ajo që do të bëjë diferencën, sigurisht oferta më e mirë për vetë lojtarin.

Marca
Marca

Haaland vlerësohet si sulmuesi më i mirë në qarkullim, me perspektivën më të madhe pasi dhe shifrat e thonë këtë: 76 gola dhe 20 asiste në 75 ndeshje me fanellën e B.Dortmund. Prej kohësh flitet për një kalim të tij tek Real Madrid, por fakt është gjithashtu se bëhet fjalë për një transferim me kosto të lartë, rreth 180 milionë euro për vlerën e tij të kartonit, ku përfshihen edhe bosnusi për Mino Raiola dhe të atin e tij, ndërsa negociatat për pagën e tij duhet të nisin nga 16 milionë euro, fundja kaq i ofron edhe Dortmund për të rinovuar.

Për të prishur sado pak planet e Real Madrid si gjithnjë mendon Barcelona që edhe pse dukshëm në vështirësi financiare, po tenton të futen në negociata për të kuptuar nëse ekziston mundësia për të transferuar Haaland në “Camp Nou”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb