TIRANE – Të shtëna me armë zjarri kanë tronditur banorët në Sauk, rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm. Burime për “BalkanWeb”, bëjnë të ditur se dy grupe të rinjsh janë përplasur me armë zjarri, në hyrje të “Arena Culb” në Sauk, ku kishin shkuar për të ndjekur koncertin e reperit Noizy.

Mësohet se sherri ka nisur fillimisht brenda clubit, dhe më pas ka vijuar jashtë, ku të rinjtë kanë përdorur edhe armët. Shkak për sherrin mes dy grupeve, që kishin rivalitet mes tyre, është bërë prenotimi i tavolinave në zonën VIP të lokalit të natës.

Mësohet se të rinjtë kanë qëlluar me armë nga 4 makina të ndryshme, në drejtim të njëri –tjetrit. Fatmirësisht nuk ka patur persona të lënduar.

Policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e të rinjve që qëlluan me armë. Në vendngjarje janë gjetur 4 gëzhoja pistolete, ndërsa policia shoqëroi dy truproje të lokalit, P. G dhe E. D, si persona që kanë dijeni për ngjarjen.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb