VLORE- Policia e Vlorës ka dhënë informacion për të shtënat me armë zjarri që kanë ndodhur gjatë natës në diskon ‘Havana’ në Dhërmi.

Ndonëse në fillim u përfol se kishte njerëz të lënduar, policia bën me dije se ka pasur vetëm të shtëna në ajër dhe nuk ka njerëz të plagosur.

Uniformat blu bëjnë me dije se kanë arrestuar autorin dhe po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Ne Dhërmi nuk ka ngjarje te rende kriminale. Nuk ka asnjë te lënduar asnjë te plagosur asnjë viktime. Ka ndodhur një konflikt ne një lokal. Një person ka qëlluar me arme ne ajër. Policia ka ndërhyrë menjëherë ku ka bere te mundur kapjen dhe shoqërimin e autorit te dyshuar. Grupi hetimor është duke punuar për dokumentimin e plote te ngjarjes”- thuhet në reagimin e policisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: