Situata në Shkodër, e cila është bërë një vatër e rrezikshme e përhapjes së virusit COVID-19, pas shfaqjes së rasteve ditët e fundit, ka shkaktuar përplasje mes bashkisë së Shkodrës, dhe qeverisë.
Në një intervistë për “Real Story” në ‘News24’ prefekti i Shkodrës Çesk Millja u ‘ngacmua’ me pyetje nga gazetari Sokol Balla për faktin se duke qenë se kryebashkiakja Voltana Ademi i përket kampit të demokratëve, ka munguar bashkëpunimi me këtë të fundit, madje dhe se asaj i janë hequr disa kompetenca.

Ndërkohë, prefekti pohoi se rezident është përballë bashkisë (zyra e prefektit), ndërsa vijon bashkëpunimin me Bashkinë e Shkodrës dhe të gjitha institucioneve të tjera, për mbarëvajtjen e kësaj situate të shkaktuar nga COVID. Ai tha kjo situatë merr dhe ngjyrime politike, por kurrsesi nuk ka dashur që tavolina e prefektit të jetë e tillë.

“Të gjitha aktivitet dhe veprimtaritë e ISHP, publikohen dhe jepet informacion mbi situatën e gjendjes shëndetësore të popullatës. Jepet çdo gjë në bazë të numrave. Zyrën e kam përballë bashkisë së Shkodrës. Për të gjitha tregjet kudo që i japin, i japin licencat, paguajnë kontraktorë të ndryshëm, iu marrin dhe iu vjelin paratë, por nuk i bëjnë sipas standardeve, dhe nuk ofrojnë kushte. Kjo është përgjegjësia e bashkisë. Njëri prej 3 tregjeve është më i rënduar se të tjerët, që kërkon marrjen e masave të menjëhershme që mos të bëhet shkas për epideminë. Jam dakord që situata është e rënduar, por jo se nuk mund të vihet në shërbim të qytetarëve. Aty ka biznese që janë të lidhura me punën. Në idenë e mbylljes së tregut ishte dhe ministri, por se vendos perfekti, por një komitet. Ne i dhamë shans procesit që për 2-3 ditë të vendoseshin parametrat, ka përmirësim të dukshëm. Ngjyrat politike do të përfshinin dhe këto situata, por ideja dhe puna ime ka qenë larg politikës. Tavolina e prefektit të prodhojë punë për komunitetin. Institucioni i Prefektit nuk ka qenë asnjëherë përballë, por bashkëpunëtor. Edhe bashkia, punohet dhe drejtohet, kryetari i bashkisë është kryetar i të gjithëve. Nuk është i njërit, por i të gjithëve. Në këtë aspekt ky ka qenë motivi që kam kërkuar nga kryetarët e bashkive. Nuk ka munguar bashkëpunimi, kemi qenë pjesë e asaj që punojmë dhe drejtojmë me akte normative. I kemi përgjegjësitë e ndara. Në këtë aspekt, të garantojë që të gjitha institucionet shtetërore që punojnë në qarkun e Shkodrës, ka bashkëpunim.”, pohoi ai.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb