Rreth 65 trupa janë gjetur në një varr masiv të fshehur në Meksikë.

Trupat u gjetën në një varr sekret në qytetin e Alvarados. Policia konfirmoi shifrën totale, duke shtuar se kufomat u zhvarrosën në prani të prokurorit dhe oficerëve të policisë.

Vlerësohet se viktimat janë vrarë mes viteve 2011 dhe 2012 në një përballje mes bandave. Tek trupat u gjetën sende personale si karta bankare dhe informacione identiteti. Kërkimet për shkaqet e vdekjes së viktimave do të vazhdojnë, shtuan raportet.

Shtetet e Veracruz, Sinaloa, Colima, Guerrero dhe Sonora renditen si vendet ku u zbuluan varret masive më të fshehura në vend, sipas të dhënave të Komisionit Kombëtar të Kërkimit të Ministrisë së Brendshme.

Sipas raporteve të komisionit të kërkimit në Meksikë, 94.500 persona janë raportuar të zhdukur në vend.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: