Përplasja mes Kahn dhe Salihamidzic mund të çojnë në një largim të këtij të fundit. Ka veprime më të diskutueshme çdo javë që kalon dhe stafi brenda klubit ka filluar të dyshojë në punën e Hasan Salihamixhiçit për rolin e drejtorit sportiv.

Edhe pse kontrata e tij aktuale me Bayern zgjat deri në vitin 2023, ai nuk është imun ndaj përfundimit të kontratës së tij dhe madje mund të largohet nga klubi më shpejt se ç’ishte parashikuar.

Sa i përket mbështetjes brenda klubit, vetëm Uli Hënes është ende pas boshnjakut, mes një numri në rënie të stafit. Megjithatë, duhet theksuar se Hënes ka ende shumë pushtet dhe është shumë i respektuar, pavarësisht se nuk është më në një rol zyrtar.

Ish-presidenti shumëvjeçar është ende një mbështetës i zjarrtë i boshnjakut dhe do të bëjë gjithçka për ta mbajtur atë në klub edhe më gjatë. Duke parë lojtarët me të cilët ka nënshkruar gjatë kohës së tij të deritanishme, jo gjithçka ka qenë negative.

Së bashku me Alfonso Dejvisin, ka pasur disa suksese në këtë front, ku pjesë e kësaj liste janë edhe Jamal Musiala dhe Lukas Hernandez. Nga ana tjetër, ka pasur disa transferime të diskutueshme, si Sandro Vagner, Sebastian Rudi, Mikael Kysons, Bouna Sar dhe Mark Roka.

Shto edhe largimet si Renato Sançes, Tiago Alkantara, David Alaba dhe Zherom Boateng, që kanë shkaktuar jo pak polemika te tifozët. Sidoqoftë, nëse do të shikonim zëvendësuesit, nuk ka shumë emra cilësorë.

Mikael Balak dhe Filip Lahm janë dy ish-lojtarë që potencialisht mund të marrin rolin dhe Bastian Shvainshtaiger që gjithashtu është një kandidat i mundshëm. Nëse Salihamixhiç do të largohej në fund të kontratës së tij, klubi nuk do të gjendej i pa përgatitur ashtu dhe në rastin më të keq.

Te Bajerni po nis një revolucion i madh dhe kjo jo vetëm në rang lojtarësh, por edhe drejtuesish ku mbas largimit të Hënesit dhe Rumeniges, tani mund të jetë dhe radha e drejtorit sportiv.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb