Kryeqyteti spanjoll dje përjetoi një seri protestash të dhunshme, në të cilat protestuesit kanë shprehur zemërim për masat anti-kufizuese.

Përleshjet midis policisë dhe protestuesve vazhduan edhe sot në Madrid kundër kufizimeve të reja të vendosura mbi pandeminë e coronavirusit, raporton dailymail.

Trazirat shpërthyen edhe në Barcelonë, Bilbao, Burgos, Santander dhe Valencia. Sipas raporteve të mediave, 29 oficerë policie dhe shtatë protestues u plagosën gjersa 32 njerëz u arrestuan.

Në shumë raste, dhuna duket se është ushqyer nga grupe të ekstremit të djathtë të lidhur me klube të futbollit, sipas policisë.

Ndryshe, protestuesit thuhet se kanë hedhur gur në drejtim të policisë, vunë flakën koshave të plehrave dhe plaçkitën disa dyqane.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb