Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov dhe sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres janë përplasur me njëri-tjetrin gjatë seancës së Kombeve të Bashkuara.

Gjatë fjalës së tij Guterres tha se pushtimi rus i Ukrainës po shkakton “vuajtje dhe shkatërrim masiv për vendin dhe popullin e tij” dhe bëri thirrje për “përgjigje efektive” urgjente. Sakaq shtoi se bota po përballet me tensione të larta historike midis fuqive të mëdha.

Si përgjigje, Lavrov, i cili është një nga ministrat kryesorë të Putinit dhe ka qenë në krye të punëve të jashtme të Rusisë për 19 vjet, fajësoi SHBA-në dhe aleatët e tyre perëndimorë. Ai tha se OKB-ja “po duronte një krizë të thellë” dhe se SHBA-ja e kishte zëvendësuar ligjin ndërkombëtar me “një rend të caktuar të bazuar në rregulla”.

Lavrov tha se SHBA kishte “përqafuar një politikë të shkatërrimit” të arkitekturës së OKB-së.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: