GREQI

Në orët e para të mëngjesit një përplasje e madhe ka ndodhur mes grekëve rezidentë në ishujt Kios dhe Lesvos për të kundërshtuar planin për kampe të tjera për refugjatët që vijnë nga Lindja e Mesme.

Gjatë përplasjes madje pati dhe lëndime ku kryebashkiaku i Kiosit Stamatis Karmantzis dhe prifti dhe presidenti i Asamblesë të Klerit të Kiosit u dërguan në spital.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Banorët grekë të dy ishujve janë kundër politikës greke të Athinës për emigrantët pasi këto dy ishuj janë bërë baza të emigrantëve duke u mbipopulluar nga ta.

Policisë greke i është dashur që të përdorë gaz lotsjellës për të shpërndarë 500 banorët e irrituar në Lesvos pasi u sulmuan me mjete të forta na ta.

Greqia ka  momentalisht një kamp refugjatësh në Lesvos i cili është projektuar për 3 mijë veta, por deri tani numri i të akomoduarve aty ka shkuar në 18 mijë. Për këtë arsye qeveria greke ka planifikuar të bëjë kampe të tjera në ishujt Lesvos, Kios, Samos, Kos dhe Leros.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb