Mbledhja e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit përfundoi me sherr dhe debate mes anëtareve.

Komisioni dështoi për të miratuar me konsensus planin e hetimit për këtë proces.

Me 7 vota kundër të PS, 3 pro të PD-së dhe një abstenim të LSI-së, mazhoranca dhe opozita nuk u dakorduan për planin hetimor.

Kryetari i Komisionit Enkelejd Alibeaj u shpreh se përsa kohë që nuk u miratua plani, atëherë puna e këtij komisioni mbyllet këtu dhe kjo sipas tij tregoi fytyrën e vërtetë të shumicës.

Pjesë nga debati:

Gogu: Zoti kryetar mos u largoni nga Komisioni.

Alibeaj: Ne po ikim, ju mund të këndoni tani.

Ndërkohë pas diskutimeve komunikohet nga stafi se do të mbyllet transmetimi, por menjëherë reagon me tone të ashpra Nasip Naço.

Naço-stafit: “Ke frikë nga ai ti? Provo dhe mbylle transmetimin, hë provo…

Ervin Salianji: Pse kërcënon…

Naço: Jo mo, le ta provojë…

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb