JEMEN- Rreth 1200 të burgosur në Jemen janë arratisur sot nga burgu, përfshi këtu dhe disa të dyshuar si anëtarë të Al-Kaedës.

Ngjarja e rëndë ndodhi në qytetin e Taiz, pas përleshjeve që përfshiu këtë institucion të vuajtes së dënimit. Lajmi është transmetuar nga BBC, konfirmuar nga burime zyrtare të Jemenit.

Sakaq, nuk dihet ende se si këta të burgosur kanë arritur të largohen nga ambientet e burgut. Agjencia shtetërore e lajmeve ‘Saba’, ka cituar një zyrtar i sigurisë, i cili tha se burgu ishte sulmuar nga mbështetësit e Al-Kaedës. Sakaq, një tjetër zyrtar ka pohuar për agjencinë e lajmeve ‘Reuters’ se të burgosurit kishin arritur të iknin nga burgu pas përleshjeve mes tyre dhe policisë.

Ndërsa agjencia e lajmeve ‘AP’ transmeton se rojet e burgut kishin braktisur detyrën e tyre fill pas përleshjeve që kishin nisur në ambientet e këtij institucioni.

Sipas BBC, Jemeni tashmë ka rënë në ‘kthetrat’ e krizës së saj më të rëndë në këto vite, pasi forca të armatosura kanë luftuar shpesh herë për të kontrolluar vendin. Vendi u përfshi nga trazirat, pasi rebelët të ashtuquajtur Houthi detyruan Presidentin Abdrabbuh Mansour Hadi të largohej prej aty, e më pas drejt Arabisë Saudite.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: