Përplasje në PD-në e Vlorës, 24 orë pas publikimit të emrave të kandidatëve për deputetë. Bujar Leskaj drejtuesi politik i qarkut të Vlorës sipas burimeve brenda PD ka kërkuar dorëheqjen nga posti që ai drejton, nga fushata elektorale si dhe nga vendi i parë si kandidat për deputet.

Shkak janë bërë emrat në listën e PD të miratuar nga Kryesia, për të cilat ka shfaqur pakënaqësi. Arsyeja, sipas tij është fakti se në lista janë vendosur emra të panjohur për qytetin të cilët deri tani s’kanë dhënë asnjë kontribut për qytetin.

Dorëheqja sipas burimeve e dërguar në Tiranë ka si motiv ndryshimin e listës për Vlorën ose në të kundërt ai tërhiqet me motivacionin se ‘nuk mund të marrë pjesë në zgjedhje me emra që qyteti nuk i njeh dhe nuk i voton’. Ende asgjë e konfirmuar dhe pritet vendimi ditën e nesërme për të parë në detaje zhvillimet.
Ndërkohë zyrtarisht nga PD, mohohet një përplasje e tillë me z. Leskaj. Sipas demokratëve lajmi për dorëheqjen e Bujar Leskaj është i pavërtetë.

‘Lajmi per doreheqjen e drejtuesit politik te PD ne Vlore Bujar Leskaj eshte i pavertete. Eshte nje shpifje dhe trillim i Edi Rames. Zoti Leskaj eshte ne krye te detyres, ne udheheqje te ekipit fitues te PD ne qarkun Vlore. ’, thonë burime zyrtare nga PD.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: