Flamur Noka nga selia e Partisë Demokratike, ndërsa e cilësoi kreun e PD Lulzim Basha si peng të kryeministrit Edi Rama tha se demokracia në vend arrihet vetëm nëpërmjet votës së lirë, dhe jo nëpërmjet rrugës së blindimeve.

Po ashtu ai shtoi se më 8 janar selia e PD do të kthehet në shtëpinë e lirës, shtëpinë e të gjithë demokratëve.

“Mendoni se në demokraci blindi është zgjidhja., Në demokraci zgjidhja është vota e lirë. Është mjeran ai që mendon se shpëton duke u burgosur me ndihmën e Ramës. Unë nuk shoh përplasje. Një njeri i vetëm nuk mund të ketë përplasje me të gjithë demokratët. Si mund të forcojë rrugën drejt pushtetit, nga bunkeri? Demokracia është vendimi i shumicës. Më datë 18 të gjithë demokratët e Shqipërisë vendosën për largimin e pengut sepse nuk mundet të pranojnë që Shqipëria të jetë peng i Ramës. Tani mbetet për tu zbatuar verdikti. Ju bëj me dije se alkatrazi kushtet e të cilit Edi Rama i ka dhënë pengut nuk mund të jetë shtëpi lirie. Deri më sot ka pasur afat për të zbatuar parmin nr.1 të demokracisë. Më datë 8 sovrani e kthen nga alktaraz në shtëpi liri këtë godinë siç ka qenë gjithmonë”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: