VLORË

Situatë e tensionuar në Vlorë. IKMT tenton të prishë një objekt në Radhimë, ndërsa pronari kërcënon me vetëvrasje.

IKMT kërkon të prishë një hotel që e ka me qira një shtetase italiane. Brenda banesës ka dhe disa shtetas italianë që nuk pranojnë të dalin nga hoteli.

Gazetari Enrik Mehmeti raportoi për “BalkanWeb” se pronari kërcënon se nëse vazhdojnë me prishjen do hidhet me gjithë fëmijën nga tarraca, ku edhe ka hipur. Ai ka komunikuar në orët në vijim me drejtorin e policisë Vlorë, ndërsa familjarët vijonin të qëndronin në katet e sipërme të objektit.

Avokati i pronarit të objektit, Hyrjet Havaraj deklaroi se procedurat e nisura nga IKMT Tiranë për këtë shtetas kanë nisur në vitin 2019.
“Procedura, të cilat janë në kundërshtim me ligjin për legalizimin të vitit 2006, ligjin 107 të vitit 2017 si dhe Planin e Përgjithshëm vendor të vitit 2017. Çdo veprim administrativ i kaluar dhe i sotëm është totalisht i pa bazuar, korruptiv dhe klientelist. Nga ana e klientit tim i është vënë në dispozicion IKMT, ASHK dhe Bashkisë çdo dokumentacion që provon se Hyrjet Havaraj është pronar i ligjshëm i pasurisë. Për çdo sqarim dhe ballafaqim publik jam i gatshëm për të provuar se veprimet e 3 viteve të fundit te IKMT janë abuzive dhe korruptive”, deklaroi avokati.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: