Një debat i ashpër ka ndodhur në Kuvendin e Kosovës mes deputetes së LDK-së, Besa Gaxherrit dhe nënkryetares së këtij institucioni, Arbërie Nagavci, raporton GazetaBlic.

E gjithë kjo filloi pas fjalimit të deputetes së VV-së, Fitore Pacolli, e cila ka deklaruar se të gjtha çështjet në Kosovë, duke përfshirë edhe atë për persona me aftësi të kufizuara, të gjitha shërbimet për ta, sipas saj, i kryen Lëvizja Vetëvendosje.

Pas kësaj, ka qenë deputetja e LDK-së, Besa Gaxheri duke ia adresuar disa pyetje nënrkryetares së Kuvendit, Arbërie Nagavci, se çka ka bërë VV gjatë qeverisjes në Komunën e Prishtinës.

“Çka ka bërë Prishtina, Prizreni dhe Mitrovica që po udhëheqen nga VV. Nagavci keni qenë drejtoreshë e Arsimit në Prishtinë, çka ke bërë ti, sa anëtarë me aftësi të kufizuara i ka Prishtina. A keni ndërmarrë veprime konkrete”, ka thënë Gaxherri.

Në një replikë, Nagavci ka përmendur punët që sipas saj janë kryer nga VV gjatë qeverisjes me kryeqytetin.“Janë hapur çerdhe të reja, është themeluar ekipi për vlerësimin e fëmijëve me aftësi të veçanta. Kemi filluar punësimin e pedagovëve dhe psikologëve në shkolla…”, ka thënë Nagavci.

Por, Gaxherri i ka reaguar sërish Nagavcit, duke thënë se kjo e fundit, sipas Gaxherrit, po shkel rregulloren e Kuvendit.“Kjo sjellja jote është e papranueshme, duhet me të ardhë keq. Kjo seancë është debat jo interpelelancë. Nuk keni të drejtë me thye rregulloren e Kuvendit, duhet me të ardhë keq. Kjo është VV”, ka thënë Gaxherri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb