Skuadrat kaliforniane të basketbollit treguan supremacinë e tyre në ndeshjet e fundit në NBA. Los Angeles Lakers fitoi ndaj Brooklyn Nets me rezultatin 106-96, në një sfidë ku në parket kishte plot yje.

Fitore e rëndësishme kjo për Lakers ndaj një skuadre rivale, por lajmi më i mirë është rikthimi në fushë i Davis, që shënoi 8 pikë në 25 minuta. Më i miri për kalifornianët ishte LeBron James me 33 pikë, duke e bërë të pavlefshme “triple double” të James Harden, që shënoi 33 pikë, 12 rebound dhe 11 asistepër Nets.

Edhe skuadra tjetër kaliforniane, Los Angeles Clippers fitoi në transfertë, duke mposhtur me 1 pikë diferencë, 116-115 Washington Wizards. Një ndeshje spektakolare e miqve, që në gjysmën e dytë të ndeshjes realizuan plot 80 pikë, duke përmbysur plot 30 pikë disavantazh. Një nga përmbysjet më spektakolare në NBA.

Pa probleme fiton ekipi i Golden State, që mposhti 130-92 Dallas Mavericks, sfidë ku 7 lojtarë të Ëarriors realizuan mbi 10 pikë. Curry nuk luajti gjatë gjithë ndeshjes, duke realizuar vetëm 18 pikë, por loja në grup e Golden State bënë të pavlefshme 25 pikët e Doncic për miqtë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb