Mes luftës në Ukrainë, tensioneve Kinë-Tajvan, duket se përplasjet në distancë mes Turqisë dhe Greqisi nuk ka aspak për qëllim të ndalen.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka kritikuar ashpër qëndrimin e Francës dhe Gjermanisë ndaj Turqisë, ndërsa është shprehur mbështetëse e Greqisë.

Ai është shprehur i shqetësuar ndaj deklaratave të ministres së jashtme të Gjermanisë Analena Berbock pas vizitës së saj në Athinë.

Erdogan më tej ka deklaruar se Gjermania dhe Franca janë kthyer në ‘instrumente të propagandës greke”.

Sa i përket vendit të tij, Erdogan pohoi se pozicioni i Turqisë për stabilitetin dhe sigurinë e Evropës është i qartë, duke shtuar: “Ne e kemi demonstruar edhe një herë këtë rol si pionierë në zgjidhjen e krizës globale të grurit”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb