Situata e krijuar kohët e fundit mes klubit të Dortmund dhe futbollistit nga Gaboni, Pierre Emerick-Aubameyang, me siguri do të gëzojë shumë ekipe të cilët janë të interesuara për shërbimet e lojtarit.

Drejtuesit e ekipit gjerman duke parë vonesat e njëpasnjëshme të lojtarit në stërvitje morën vendimin për t’a dënuar, por kjo nuk i ka pëlqyer aspak 29-vjeçarit që ka dalë hapur kundër klubit duke kërkuar largimin.

Për të mos e humbur lojtarin me një shifër jo të konsiderueshme drejtuesit e vardhezinjve sipas “Bild” do të marrin në konsideratë çdo ofertë që i afrohet vlerës 60 mln euro. Tani pritet vetëm reagimi nga klubet e interesuara për shërbimin e sulmuesit nga Gaboni, mes të cilave deri përpara disa javësh ishte edhe Reali i Madridit.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb