TIRANE-Deputeti Genc Pollo ka reaguar përmes një deklarate pas përplasjeve që ndodhën në mbledhjen e Komisionit të Përbashkët të Stabilizim Asocimit, ku opozita bojkotoi punimet dhe kërkoi përjashtimin e Taulant Ballës, pasi sipas opozitës është i lidhur me krimin.

“Por të mos presim nga Parlamenti Europian të na zgjidhi problemet një më një. Balla është problemi i radhës i Rilindistave Aty ku lindi atu duhet zgjidhur: në Shqipëri”- shprehet ndër të tjera Pollo në deklaratë.

Genc Pollo thotë se përfaqësuesit e opozitës dorëzuan memorandume sqaruese në Komisionit të Përbashkët të Stabilizim Asocimit të cilat do publikohen në ditët në vijim.

Deklarata e deputetit Genc Pollo:

Sot në mbledhjen e Komisionit të Përbashkët të Stabilizim Asocimit shpjeguam gojarisht e dorëzuam memorandume sqaruese se është tallje me dinjitetin e njeriut dhe dinjitietin e ligjit të diskutojmë për luftën kundër krimit, drogës e korrupsionit e të miratojmë deklarata ndërkohë që mbledhjen e (bashkë) kryeson Taulant Balla. Mendoj se edhe shumë deputetë normalë të mazhorancës dhe i gjithë opinioni publik bie dakord për sa më lart.
Bien dakord edhe shumë eurodeputetë të informuar, pavarësisht se ata ruajne aparencat dhe thonë me të drejtë se kjo çështje duhej zgjidhur në Tiranë. Por Rama e Ruçi nuk deshën të pranojnë një zgjidhje të thjeshtë që u propozuam para një jave. Të emëronin një socialist normal (ka ende të tillë) në krye të delegacionit parlamentar. Pse nuk e bënë e dinë ata.
Ndonjë deputet thotë se kjo çështje sqarohet në gjykatë. E drejtë edhe kjo. Aty do të sqarohet në një ditë jo të largët. Por hë për hë prokuraria e gjykatat janë me probleme e nuk para merret me skandalet e qeverisë. Pastaj politika është për të vepruar shpejt kur ka bazë e jo me vite. Dhe Balla i ka pranuar një pjesë të fajësimeve
Eurodeputetë kërkojnë sqarime nga ekzekutivi i tyre për raste bego, beço, rrajo etj. Interesante të ndjekim zhvillimet.
Eurodeputetët mund të mos kenë mekanizëm procedural për ta larguar Ballën. Por, siç e thanë, do zenë hundën me dorë e vazhdojnë një orë punë

Por të mos presim nga Parlamenti Europian të na zgjidhi problemet një më një.
Balla është problemi i rradhës i Rilindistave Aty ku lindi atu duhet zgjidhur: në Shqipëri!

Momorandimet do të bëhen publike nga BE në ditët në vijim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb