Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të zhvendosë KZAZ-në numër 40 të Pogradecit, pas përplasjeve që u shënuan mes mbështetësve të opozitës dhe policisë.

KZAZ e Pogradecit ishte vendosur në ambientet e Qendrës Kulturore të Fëmijëve, por tashmë është transferuar në një palestër private.

Zhvendosja e saj ka ardhur pas vendimit të bashkisë për të zbatuar dekretin e Presidentit Ilir Meta për anulimin e datës së zgjedhjeve.

Pas vendimit të Metës, disa bashki të vendit vendosën të pengojnë procesin zgjedhor, duke kërkuar lirimin e ambienteve të KZAZ-ve nga materialet zgjedhore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb