Zëvendëskyretari i Partisë së Lirisë Agim Nesho i ftuar në emisionin ‘Frontline’ në News24 ka folur mbi ngjarjet e fundit dhe tensionet mes Kosovës dhe Serbisë, ndërsa ka thënë se çështja e targave është diçka që vetë serbët duke mos dashur të pranojnë planin franko-gjerman ëspo e kthejnë në një shfajësim.

Ai shtoi se sa i përket një konflikti të mundshëm mes Serbisë dhe Kosovës, me një Rusi të fortë Ballkani do ishte zona më e prekshme në rast konflikti, por Serbia nuk do guxojë ta bëjë këtë, pasi nuk ka ndihmë nga Rusia

“Çështja e targave është diçka që vetë serbët duke mos dashur të pranojnë planin franko-gjerman është një shfajësim. Serbët kanë menduar të marrin ça të marrin nga BE, do bëjnë një politikë të tillë që të afrohej me Perëndimin, e shfrytëzoi këtë periudhë duke propozuar dy skenarët e saj. Nga gjithë kjo nuk ka patur asnjëherë arsye për t’i dhënë zgjidhje çështjes së Kosovës, kanë dashur të përfitojnë.

Kurti veproi sipas rregullave, gjithmonë ka bashkëpunuar Kosova me faktorët ndërkombëtarë. Nëse duhet zbatuar marrëveshja, pse të mos zbatohen gjithë pikat e saj, është një entitet i barabartë me Serbinë. Nuk mund të ndiqen lojrat e serbëve. Kryeministri Kurti ka luajtur shumë qartë sepse shumë e kritikojnë sikur është jashtë akordeve ndërkombëtare, situate është shumë e qartë. Serbia do jetë ose me Perëndimin ose me Rusinë. Shtytja për një marrëveshje është për të treguar nga do jetë drejtimi i Serbisë.

Me një Rusi të fortë Ballkani do ishte zona më e prekshme në rast konflikti, por Serbia nuk do guxojë ta bëjë këtë, pasi nuk ka ndihmë nga Rusia e cila vetë po humbet dhe po kërkon të ulet me Ukrainën. Serbia po kërkon të krijojë vetë një konflikt në zemër të Evropës. Rusia kërkon dhe pëlqen që Serbia të bëjë një akt të tillë, jo vetëm sepse tërheq vëmendjen, por edhe sepse do krijonte trazira në rajon.

Rusia e përdor Serbinë si satelit, serbët janë viktimizuar dhe kanë mitizuar ndihmën e Rusisë. Nga ana tjetër investimet ruse janë të fuqishme në shumë industri në vend. Rusia e ka pozicionuar vendin ndaj një vendi vasal që pranon të ketë ato hapësirat e tij. Serbia e ka të pamundur të provokojë edhe pse e do një konflikt të tillë.

Ata mund të provokojnë por situata gjeopolitike nuk i favorizon, pasi Perëndimi është bashkuar kudnër Rusisë dhe me vendosjen e sanksioneve, nuk bëjnë dot veprime të tilla pa një Rusi të fortë megjithse do tentojnë të provokojnë”, deklaroi Nesho.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb