Malaj: Duhet plan konkret veprimi për kontrollin e kopshteve private

TIRANË- Zv.ministrja e Arsimit Nora Malaj e ftuar në emisionin “Njerëz në fokus” të moderatores Ola Bruko komentoi ngjarjen e dhunës në kopshtin privat “Diren”, ku një fëmijë trevjeçar u dhunua barbarisht nga administratorja e kopshtin Anjeza Shabani.

Zonja Malaj ishte e mendimit se duhet një plan veprimi më konkret për kontrollin e kopshteve, duke nisutr nga fakti se kopshti ku ndodhi skandali ishte i palicensuar.

“Bëmë kontroll në 2015 dhe nxorëm shumë kopshte të palicensuara. Nuk e di pse nuk u pa ai kopësht, por di që duhet një plan veprimi më konkret”,- tha ajo.

Ndërsa Ndriçim Mehmeti, nga Departamenti i Arsimit në PD i ftuar në emision u shpreh: “Atje janë 4 shkolla në atë rrugicë duhet të ishte parë”.

Kur po flitej për Maturën Shtetërore nuk mungoi edhe një përplasje e zonjës Malaj me Ndriçim Mehmetin, i cili ngulte këmbë se testi B i provimit të Matematikës ishte publikuar në rrjetet sociale, para mbarimit te provimit. Zonja Malaj e cilësoi Maturën e këtij viti si provimin më me standarde, ndërsa hodhi poshtë zërat e daljes së testit.

Malaj: Në maturë është arritur standardi më i mirë i mundshëm
Mehmeti: Kush e provon këtë?
Malaj: E provon monitorimi more zotëri
Mehmeti: Ja monitorimi juaj, një mësuese nga Elbasani më shkruan se jemi trajnuar vetëm dy ditë paraprovimit në Tiranë, në një trajnim shkel e shko..
Bruko: Kush është ajo mësuese
Mehmeti: Nuk ka rëndësi, të fluturojë nga puna jo
Malaj: Fluturonin në kohën tënde, bën zhurmuesin në arsim. Po të kishe mbaruar shkollë do kishe respekt për shkollën tënde
Mehmeti: Kam mbaruar më shumë se ty dhe të tjerët
Malaj: Tendenca për të krijuar amulli është krijuar që në provimin e parë të Maturës, Nuk ka dalë asnjë tezë. Edhe në Letërsi u tentua, thanë doli testi, në Matematikë u krijua një tjetër situatë e nxori Lolita fillimisht dhe nuk ishte as A as B..
Mehmeti: Testi B i Matematikës u publikua para provimit
Malaj: Doli një pseudo testi i Matematikës, dhe të nesërmen doli para orën 12:00 një pjesë e testin B në web.
Gazetari Mariglen Mërtiri në lidhje telefonike: Rreth orës 12 e pak minuta, një test i Matematikës kur doli nga rrethe të vendit, ishte varianti B. Nuk ishte testi A. Në rrjetet sociale doli testi A, i cili ishte i modifikuar dhe jo i vërtetë. Ndoshta për një tendencë për Maturën Shtetërore. Testi B ishte testi që ra në provim. Me rregull provimi përfundoi në orën 12:30. Maturantët më konfirmuan se ishte ai test që ra në provim.
Mehmeti: Ja dhe një fakt që tregon se unë kam të drejtë, si i pa shkollë që jam. Do i çojmë të gjitha në prokurori
Malaj: Shkoni në prokurori. Madje mund të shkoj edhe ndonjë nga grupi juaj.
Mehmeti: Unë s’jam pjesë e asnjë grupi. Matura është shitur.
Malaj: Matura plotësoi standardin. Ata maturantë do vinë në dorën tuaj që t’ju jepni mësim.
Mehmeti: Në të gjitha kohërat nuk i ka përcaktuar Këshilli i Ministrave, por ai miratonte vetëm tarifat. Ato kanë ndryshuar. Sot jemi në kohën kur nuk ka kuota, dhe as tarifa universitetesh. Ka pasur edhe një risi shumë të madhe këtë vit, se të marrësh vesh se çfarë universiteti do vazhdosh, duket të shkoje tek një panair në një qendër tregtare. Pra, një maturanti që vinte nga Saranda, do i duhej 100 mijë lekë të reja.
Malaj: Nuk i kemi krijuar asnjë lloj handikapi maturantit.
(ma.ar/ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: