TIRANE- Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe nuk ndalet me akuzat në drejtim të Lëvizjes Socialiste për Integrim, aleates në qeveri.

Sërish mëngjesin e sotëm, socialisti i është përveshur ministrit të Transporteve, Sokol Dervishaj, që vjen nga radhët e LSI-së, pas sulmit të këtij të fundit dje ndaj qeverisë “Rama”.

Me ironi, Braçe i sjellë në vëmendje një rrugë pas mbikalimit të Plepave në autostradën e Jugut-Plepa Rrogozhinë, ndërsa shton se “është një frenë e madhe, e fortë nëse nuk do të hash kokën”.

REAGIMI I BRAÇES
FRENA E MADHE NE PLEPA!! Qe ministri i Transporteve eshte nje djale i mire, nje qytetar i mbare, kete nuk e kam vene kurre ne dyshim!
Por ne te tilla nivele pergjegjesish,
“mirberja” matet me rezultate ne punen qe kryen, gjithnje ne permbushje te saj,
vecanerisht si sherbim publik.
Kjo rrjepja e madhe qe shihni eshte pak metra pas mbikalimit te Plepave ne autostraden e Jugut-Plepa Rrogozhine.
ESHTE NJE FRENE E MADHE, E FORTE NESE NUK DO TE HASH KOKEN!! Kam kater vjet qe e shoh minister;
Ishte nje e gervishtur e vogel para kater vitesh,
po ja sa eshte bere mu ne mes te rruges, thuajse sa gjithe gjeresia e korsise!
Pa asnje diskutim qe,
une i njoh meriten Qeverise tone, ministrit te kohes per perfundimin e autostrades Plepa -Rrogozhine, madje dhe te Bypass te Rrogozhines, lene rrugeve e pa fiancime nga qeveria tjeter e perbashket, ajo me Sali Berishen.
Por,
Duhet edhe nje kamion me asfalt ketu tek kjo rrjepja e madhe, FRENA E FORTE!
Sepse eshte nje pike e zeze, nje arsye per aksident tragjik, posacerisht naten, per cilindo. Po e le menjane faktin se rruga ne te gjithe gjeresine e saj, ketu, po rripet keshtu. Me thene te drejten, makina ime ka frena dhe nuk ka nevoje per FRENEN E MADHE si kjo!
Dhe jo vetem une xhanem!
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb