Janë 6 protestues që kanë pësuar lëndime të ndryshme në protestën e opozitës nga goditjet me sende të forta. Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se dhjetëra protestues të tjerë  kanë probleme asfiksie dhe djegie sysh.

Dy ambulanca kanë hyrë mes turmës dhe kanë marrë dy protestues që kanë humbur ndjenjat, me sa duket për shkak të gazit lotsjellës. Protestuesit i kanë hapur rrugën ambulancës për të marrë të lënduarit. Një prej të lënduarve është një i moshuar me probleme asfiksie.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb