Teksa kryeministri Edi Rama njoftoi se PS do të mbajë sot një takim në orën 18:00, përgatitjet në sheshin Skëndërbej kanë nisur. Takimi në fjalë vjen pas rezultateve që PS mori në zgjedhje ku deri më tani ka fituar 74 mandate.

Kreu i qeverisë e cilësoi këtë takim si “Përqafimi i fitores”, ndërkohë që shihet se në këtë skenë ka elemente kombëtare, siç janë karriget kuq e zi. Siç shihet edhe nga pamjet e publikuara nga LSA, në këtë shesh nuk mund të mungonte dhe podiumi, që mban sipër trëndafilin, lulen simbol të PS.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Kujtojmë se kanë ngelur edhe pak kuti për t’i numëruar, për të konfirmuar fituesin e zgjedhjeve të 25 prillit.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb