Një ribashkim që ka prekur zemrat e mbarë botës. Gada Ayyan, vajza 4-vjeçare dhe babai i saj Ahmet Ayyan, janë bashkuar pasi kishin ngecur nën rrënoja, në atë që dikur ishte shtëpia e tyre në jug të Turqisë. “Kur filloi të dridhet, mora vajzën dhe tërë familja nisi të dilte. Por e gjithë shtëpia u shemb mbi ne”, tha Ahmet në një rrëfim për CNN.

Për fat të keq, gruaja dhe djali 8-vjeçar nuk arritën të mbijetonin. Ndonëse qëndroi 4 ditë nën rrënoja, Ahmet tha se kishte qenë vajza e tij ajo që i kishte dhënë shpresë për të jetuar. “Vajza vazhdimisht më fliste, baba mos qaj. Po vijnë të na shpëtojnë”, kujton ato momente Ahmet.

  • foto galeri

Fillimisht nga rrënojat u nxor Gada me disa gërvishtje të lehta dhe një orë më vonë u nxor babai i saj.
Ata të dy u dërguan në spital, ndërsa vajza më pas iu dorëzua organeve lokale. Kur humbi gjurmët e bijës, Ahmet ishte i bindur se do ta takonte vajzën, qoftë edhe sikur të ishte gjëja e fundit që do ta bënte në jetë.
Në Facebook dhe Instagram publikoi fotografinë e saj dhe luste të gjithë ta ndihmojnë ta gjejë. Në fund, u mësua se vajza ishte strehuar në një qendër nga autoritetet dhe se ajo është shëndoshë e mirë. “Ajo më ka mbajtur në jetë. Është vajza ime. Heroina ime”, tha babai i 4-vjeçare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb