TIRANË

Partia Demokratike deklaroi sot se Shqipëria prej 8 vitesh ka ngecur me kryeministrin Edi Rama dhe se këto vite janë boll për t’i thënë jo.

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e fushatës së PD, Floriana Garo tha se Rama vesh çdo 4 vite kostumin e zgjedhjeve duke treguar përralla e duke premtuar, por nëse do votohet për të sërish do kemi Ramën e pas zgjedhjeve.

“Çdo 4 vite, Rama vesh kostumin e zgjedhjeve, duke na treguar përralla, duke premtuar e premtuar…
Është Rama i para zgjedhjeve, por nëse votojmë për të sërish, do të kemi Ramën e pas zgjedhjeve, e do të vijojmë sërish të dështojmë.
Papunësia, rrogat minimale më të ulëta në Europë, pamundësia për ta çuar Shqipërinë përpara.
8 vjet që Shqipëria ka ngecur me Ramën- janë boll për të thënë JO!
Përfitoni nga kjo mundësi për të ndryshuar-
më 25 Prill të gjithë do të votojmë Partinë Demokratike dhe Lulzim Bashën për të risjellë shpresën. Shqipëria fiton!”, deklaroi Garo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb