TIRANE

Gazetarja Rudina Xhunga, që çdo të martë vjen për shikuesit me emisionin “Dritare”, këtë të shtunë ia dedikoi më të vegjëlve.

Për vogëlushët që ishin mbledhur në bibliotekën “Hamit Beqaj”, ajo lexoi librin “Përrallat e Pitilushes”. Fëmijët e njohin tashmë Pitilushen dhe e kanë personazhin e tyre të preferuar. Pjesë e leximit, u bënë edhe fëmijët e institutit të të verbërve, për të cilët gazetarja ka krijuar “Pitilushja podcast”, me përrallat e lexuara në mënyrë që fëmijët t’i dëgjojnë përmes celularit.

Në këtë libër, gjendet edhe një tregim për nënat, për t’i ndihmuar ato si të sillen në kohët moderne me fëmijët e tyre. Në këtë bibliotekë, çdo të shtunë lexohet për fëmijët, bashkë me femijët.

Biblioteka “Hamit Beqaj” është kthyer tashmë në një mjedis të ngrohtë ku lexohet për fëmijët. E ftuar këtë të shtunë ishte gazetarja Rudina Xhunga, e cila kishte zgjedhur të lexonte dhe të diskutonte me fëmijët për “Përrallat e Pitilushes”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb