Kënga që do të përfaqësojë Shqipërinë këtë vit në Eurovizion, do të kalojë në duart e producentit dhe këngëtarit të famshëm, Robbie Williams. Vetë Elton Deda në një postim në rrjetin social “Facebook”, thotë se po punojnë në stuione Williams, për të ndryshuar pak këngën që Eneda Tarifa do të performojë në Eurovision 2016.

“Përveç punës ne studion e bassistit te Robbie Williams, dita nuk duhet te behet nate kollaj ne Londrën e magjishme!”, shkruan Deda, ndërsa përcjell në foto edhe disa momente gjatë punës.

Kënga “Përrallë”, do të pësojë disa ndryshime, duke u bërë më ritmike. Pra, kënga do të ketë të njëjtën vijë melodike dhe të njëjtin tekst ndërsa do të punohet vetëm në orkestrim.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: