PËRRENJAS- Një elektricist i agjencisë Librazhd është dhunuar nga një abonent debitor. Ngjarja, sipas Behar Terziut, përgjegjës i OSHEE për Librazhdin ka ndodhur në fshatin Katjel të Përrenjasit. Mësohet se elektricisti Nesti Çarçia ka qenë duke kryer detyrën e tij, kur është dhunuar fizikisht nga shtetasi Sali Beqo, i cili rezulton debitor ndaj OSHEE-së.

Për ngjarjen është njoftuar Drejtoria e Policisë së Qarkut Elbasan dhe Komisariati i Librazhdit.

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: