Shumica e njerëzve shesin, blejnë ose marrin me qira pronë në një moment të jetës së tyre. Shitja ose blerja e një shtëpie është një proces emocional. Shtëpia juaj është më shumë se vetëm katër mure, është vendi që ju e quajtët “shtëpi” dhe ku keni krijuar apo do krijoni kujtime që janë të rëndësishme për ju. Procesi i blerjes apo shitjes  mund të jetë një moment i vështirë për t’u pëballuar, pavarësisht nëse është diçka në lidhje me shtëpinë ose ballkonin që nuk e pëlqehet, ose ndoshta shtëpia pëlqehet, por ofertimi në çmim është më i ulët apo më i lartë se pritshmëritë – të bashkëpunosh me një Agjent Imobiliar i cili ka eksperiencën dhe ekspertizën për të gjykuar objektivisht mund t’ju ndihmojë për të mbajtur larg emocionet negative dhe stresin.

Mënyra më e mirë për të kaluar me sukses këtë situatë të vështirë në përzgjedhjen e pronës ideale për ju është bashkëpunimi me agjencinë dhe konsulentin e duhur imobiliar.

Nëse doni të shisni shtëpinë tuaj, a është çmimi me të cilin keni mbërritur i arsyeshëm? 

Ju mund ta dini me siguri vetëm nëse jeni në gjendje të identifikoni shitje të krahasueshme që konfirmojnë se jeni në drejtimin e duhur, ose jo.

Agjentët në Century 21 Albania bëjnë analiza krahasuese të tregut duke ju dhënë të gjithë informacionin e nevojshëm rreth çmimit dhe hapat që duhen ndjekur për shitjen e shpejtë të pronës suaj. Por, jo vetëm kaq, agjentët imobiliarë janë të trajnuar profesionalisht për t’ju dhënë zgjidhjen ideale jo vetëm në çmim, por edhe në cilësinë dhe karakteristikat e panumërta të pronës që ju do blini.

Mesatarisht një person jeton 20-30 vite në një pronë, për ketë arsye çmimi nuk është elementi më i rëndësishëm. Faktorët e komoditetit, siguria, prakticiteti dhe shumë elemente të tjerë duhet të jenë primare kur përzgjedh ambjentin në të cilin do kalohet pjesa më e madhe e 20-30 viteve të ardhshme.

Të qënurit Konsulent Imobiliar pranë Century 21 Albania vjen me shërbime ekselent për të gjithë klientët me kërkesat e tyre të ndryshme.

Për të gjithë klientët e interesuar për të blerë një apartament, vilë apo shtëpi në qytete ose zona bregdetare,  ju tashmë keni zyrën e duhur të konsulencës ku të gjeni të gjitha opsionet sipas preferencave tuaja.

Për çdo faktor ju do të ndiheni mjaft komod duke përzgjedhur Konsulentin tuaj Imobiliar i cili është vigjilent për çështje që mund të mos ju shkojnë në mendje, të tilla si problemet elektroshtëpiake, problemet e mykut apo insekteve, si dhe duke parashikuar të ardhmen e pronës.   Një agjent, do të njohë shenjat treguese të këtyre problemeve dhe do të dijë se si t’u qaset më së miri atyre. Përsëri, kjo përvojë dhe njohuri mund të përfundojë duke ju kursyer në shpenzime dhe kohë.

  • foto galeri
  • foto galeri

Njihuni me Konsulentët më të Mirë Imobiliarë në Shqipëri.

Patjetër që me eksperiencën, njohjen e tregut dhe softwaret e teknologjisë së fundit çdo agjent imobiliar i Century21 Albania është në gjendje që përveç komoditetit, prakticitetit dhe cilësisë të negociojë në  çmimin e duhur në mënyrë që blerësi të jetë krenar dhe i kënaqur për gjithë ato vite që do të gëzojë pronën dhe ajo çka është më e rëndësishme: Të ketë një vlerë të shtuar prone në çfarëdo momenti që do vendosë të ri-shesë atë pronë.

Century 21 Albania, kompania lider e pasurive të paluajtshme prej 13 vitesh në tregun shqiptar, sot numëron plot 300 bashkëpuntorë në pesë qytetet kryesore të Shqipërisë: Tiranë, Durrës, Vlorë, Sarandë dhe Shkodër.

Në këtë artikull ju prezantojmë me 21 konsulentët imobiliar të cilët kanë dhënë kontributin e tyre duke sfiduar problematikat ditore dhe duke i dhënë larmishmëri me anë të pasionit të tyre zhvillimit të zyrave që ata përfaqësojnë.

 

  1. ERIOLA CANGA – CENTURY 21 Smart
  2. BRUNO XHAFERAJ – CENTURY 21 Aulona
  3. ENKEL CELA – CENTURY 21 Gold
  4. DESAI CELA – CENTURY 21 Everest
  5. ANDI VARROSI – CENTURY 21 Gold
  6. ALBA TOSKA – CENTURY 21 Smart
  7. ERTI MEMOCI – CENTURY 21 Smart
  8. ARLINDA KORA – CENTURY 21 Botaniku
  9. KRISTI TUSHA – CENTURY 21 Everest
  10. JONIDA ZERBA – CENTURY 21 Everest
  11. EGLON LETI – CENTURY 21 Smart
  12. ARBRI SHAPALAKU – CENTURY 21 Eon
  13. MARSELA MANCI – CENTURY 21 Metropol
  14. ALBERTO MANDRECA – CENTURY 21 Atrium
  15. ARKIR HASANI – CENTURY 21 Bosko
  16. HATIXHE MURRANI – CENTURY 21 New Day
  17. IRDI DUSHKU – CENTURY 21 Everest
  18. SERVET CURA – CENTURY 21 Bridge
  19. SOKOL LAMI – CENTURY 21 IRG
  20. EDUARD BORRI – CENTURY 21 Everest
  21. JURGEN MEMINI- CENTURY 21 Eon

Nëse jeni një person pasionant, i përgjegjshëm dhe bashkëpunues me shumë mundësi duhet të bashkohesh edhe ti me agjentët tanë.

Në Century 21 Albania, fryma e ekipit dhe e suportit ndaj njëri-tjetrit është aty në çdo etapë të zhvillimit profesional.

Ju ftojmë të ndiqni rrjetet sociale zyrtare të Century 21 Albania në Instagram dhe Facebook për të ndjekur aktivitetet më të fundit të skuadrës më të madhe të pasurive të paluajtshme.

https://www.instagram.com/century21albania/

https://www.facebook.com/century.albania

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb