Ai duhej të ishte i aftë për të ndryshuar fytyrën e sezonit të Chelseat pas një fillimi të dobët dhe në vend të kësaj jo vetëm që Graham Potter po dështon, por në të vërtetë çështjet e ndryshme në shtëpinë e Bluve të Londrës sa vijnë e komplikohen.

Megjithatë, posti i tij si trajner i skuadrës mbetet i paprekshëm për shkak të kostove të mëdha nëse “timonieri” shkarkohet.

Në shtator, Chelsea pagoi 23 milionë në arkën e Brighton për t’i rrëmbyer Potterin gjatë sezonit aktual dhe i pagoi trajnerit anglez një pagë vjetore mbi 6 milionë euro deri në vitin 2027.

Në fakt Boehly, edhe pas këshillave të drejtuesve të tij, nuk duket i gatshëm ta diskutojë para fundit të vitit, qoftë edhe për të mos rrezikuar shanset të cilat janë të gjalla në Champions League. Me një pronar që në janar shpenzoi më shumë se kushdo tjetër, është e pamundur të besohet megjithatë se nuk mund të ketë ndonjë lëvizje të papritur.

(BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: