Si do te ndiheshit nese do te shkonit ne pune cdo dite per ti ndihmuar te tjeret te ndihen dhe te duken shume mire?
Nje estetiste luan nje rol te rendesishem per t’i bere njerezit te ndihen te relaksuar, te bukur, te qete dhe te rigjeneruar.
Te shumta jane arsyet perse te rinjte duhet te zgjedhin te studiojne dhe te behen pjese e fushes se estetikes, por si aryet me kryesore perse ju duhet te bëheni estetiste:

1- Fillimisht eshte nje kenaqesi personale
Si nje estetiste, puna juaj eshte te ndihmoni njerezit te ndjehen mire me veten e tyre. Kush nuk do te deshironte nje karriere qe frymezon besim, shendet dhe lumturi? Kjo mund te jesh ti!

Dermolife
Dermolife

2- Nje profesion shperblyes
Pervec perfitimeve nga ana personale dhe emocionale, nje karriere si estetiste ju ofron potencialin per avancimin dhe rritjen tuaj profesionale. Sipas studimeve, deri ne vitin 2024, punesimi i specialisteve te kujdesit per lekuren mendohet te rritet me 12%, qe eshte me shpejt se mesatarja per profesionet e tjera. Gjithnje e me shume njerez jane te interesuar per mireqenien e pamjes se jashtme dhe jo vetem, si rrjedhoje edhe se brendshmi na mundesojne te ndihemi me mire. Ky eshte nje atribut te cilin estetistet mund t’ju ndihmojne ta permbushni.
Lekura eshte organi me i madh ne trupin tone, dhe ne duhet te sigurohemi qe produktet qe perdorim per mirembajtjen e saj te jene te sigurta. Estetistet jane pikerisht ato qe ju rekomandojne trajtimet dhe produktet per specifikat individuale qe ka lekura juaj.

3- Nuk ka asnjehere nje moment jo fryt-dhenes
Nese jeni ne gjendje te perdorni njohurite tuaja teknike ashtu edhe te kuptoni aftesite e njerezve dhe cfare ata deshirojne, atehere te behesh estetist eshte nje vend i shkelqyer per te qene pjese e industrise se bukurise. Njerezit keshillohen tek estetistet profesioniste per arsye te larmishme si per: aknet, rosacea, trajtimet antiage, produktet e pershtatshme per lekuren etj. Cdo klient dhe lekura e tyre ju jep nje mundesi unike per t’i ndihmuar ata dhe per ti bere te ndihen shume mire. Çdo konsulte qe do te realizoni do te paraqese sfida dhe mundesi te reja per te korrur sukses ju dhe klientet tuaj.

4- Do te keni mundesi te larmishme zgjedhje
Marrja e nje arsimimi ne estetike hap deren per te gjitha llojet dhe opsionet e karrieres. Ndryshe nga rruget e tjera te karrieres ne industrine e bukurise, estetika ofron larmishmeri ne vendet e e punes.
Ti mund te pergatitesh per t’u bere nje estetist mjekesor dhe te punoni ne ate fushe, te jeni nje sipermarres i suksesshem ne fushen e estetikes, ose duke ushtruar profesionin si specilist i estetikes ne biznese dhe qendra te ndryshme estetike.

Ne Dermolife Academy ne jemi deshmitare nga afer te te gjitha avantazheve qe gezon nje estetist/e profesionist/e.
Te gjjtha atributet e mesiperme ne i kemi vertetuar nder vite tek studentet tane te cilet sot ushtrojne profesionin e tyre ne qendra te ndryshme te bukurise por jane bere edhe sipermarres te suksesshem duke pergatitur edhe ata te rinjte qe deshirojne te jene estetiste. Akademia jone do te jete gjithnje e gatshme per t’ju konvertuar ne profesioniste te botes se bukurise, ju mjafton te trokisni ne dyert tona!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb