TIRANË

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka reaguar përmes një postimi në facebook lidhur me deklaratat e sotme të Presidentit Meta.

Balla shkruan se që Ilir Meta ka qenë dhe vazhdon të jetë kundër Reformës në Drejtësi, s’ka asnjë dyshim, ndërsa pyet pse vonon kreu i PD, Lulzim Basha në reagimin e tij për të përshendetur vendimin e SHBA për ta shpallur gjyqtarin Ardian Dvorani kampion të luftës kundër korrupsionit?

“Je në një aleancë me Ilir Metën kundër Drejtësisë së re, apo je në krahun e duhur bashkë me SHBA dhe BE për çuarjen përpara të Reformës në Drejtësi?” shkruan Balla.

Postimi i plotë:

Që Ilir Meta ka qenë dhe vazhdon të jetë kundër Reformës në Drejtësi, s’ka asnjë dyshim. Por pyetja që pret përgjigje është:
Lulezim Basha Kryetari Partisë Demokratike ku është fshehur?
Ku është Luli Basha?

Përse nuk e përshëndet Luli Basha vendimin e SHBA për ta shpallur gjyqtarin Ardian Dvorani kampion të luftës kundër korrupsionit?
Ku je Lul? Përse fshihesh? Dil dhe përgjigju!

Je në një aleancë me Ilir Metën kundër Drejtësisë së re, apo je në krahun e duhur bashkë me SHBA dhe BE për çuarjen përpara të Reformës në Drejtësi?
Dil Lulëzim dhe sqaroje me kë je!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb