NGA BLENDI FEVZIU*

Ka një pakënqësi në rritje në rrethet politike dhe juridike mbi deklaratat e Ambasadorit Amerikan Donlad Lu! Nuk shprehet, nuk bëhet publike, nuk shpërthen në asnjë studio e portal, por ndihet kudo. Që nga ata që e quajnë protagonizëm i tepruar e deri tek ata që kujtojnë se Shqipëria është një vend sovran dhe se Ambasadori Shqiptar nuk do të sillej kështu në Uashington. Në mosguximin për ta thënë apo mbrojtur këtë gjë publikisht nuk ju vë asnjë faj! Vetëm se mendoj ndryshe nga ata.

Po, unë e di që Shqipëria është një vend sovran dhe ka një histori 103 vjeçare të funksionimit të shtetit. Por unë e di që zbatimi i ligjit në këtë vend është thuajse në kolaps dhe jo thjeshtë i çalë. Po, ligji funksionon për njerëzit e pambrojtur dhe të varfër, por ligji nuk ka ndëshkuar deri më sot asnjë njeri të rëndësishëm politik dhe asnjë njeri me pushtet. A ka një paradoks në faktin që në vendin më të korruptuar në Europë nuk ka asnjë zyrtar të lartë të dënuar për korrupsion?! Po, dhe Donald Lu po e thotë këtë përditë. Jo përgjithshëm, por me emra konkretë të njerëzve që i kanë shpëtuar drejtësisë! Besoj se bën mirë me këtë gjë. Le të jemi më pak “sovranë” dhe të vërtetë se sa sovranë dhe gënjeshtarë. Ndaj unë mendoj sot si ai!

Unë e di që Ambasadorët nuk duhet të kenë një protagonizëm të tepruar, protagonizëm që e kanë shfaqur jo pak herë dhe personalisht kam qenë kritik. Por a mund të jetë indiferent një Ambasador që ja ndërrojnë deklaratat nga një takim në tjetrin. Që flet për të dënuar e të korruptuar dhe as do t’ja dijë njeri?! E percjellin me buzëqeshje dhe më pas bëjnë siç dinë vetë. Jo, në këtë rast jo, madje le të jetë edhe më aktiv. Sepse pa punën e tij mbase kriminelët do vijonin të ishin edhe më aktivë në politikë. Ndaj unë mendoj sot si ai!

E kanë mëri Lu – në, dhe mendoj se kanë të drejtë. Po i bezdis. Ju kujton kriminelët që kanë ulur në parlament; ju kujton makinat luksoze mercedes ku kapardisen, ju kujton banditët dhe mafiozët që takojnë, ju kujton korrupsionin dhe votat që blejnë përmes tij; ju kujton orat e shtrenjta dhe pasurinë që nuk e justifikojnë dot. Po, po i bezdis. Po ju prish rehatinë arrogante ku qenë ulur dhe ku ligji nuk i arrinte dot asnjëherë. Ndaj unë mendoj sot si ai!

E kanë mëri Lu – në sepse aksioni i tij po gjen një solidaritet që ka kohë që nuk ndeshej në Shqipëri. Duke thënë emra personash të paprekshëm po i bën shqiptarët të kenë më pak frikë nga ata; duke ju folur politikaëve në sy, po i bën të gjithë t’i shohin realisht ashtu siç janë; duke ju kujtuar që ndërkombëtarët i vëzhgojnë po i bën të pushtetshmit të mendojnë që mëkatet e tyre mbahen shënim diku. Aty ku nuk i fshijnë dot siç bëjnë në Shqipëri. Ndaj çdo ditë më qëllon që në faqen tonë në FB të marr me dhjetra mesazhe që i drejtohen Ambasadorit LU, duke shpresuar që ai do bëhet edhe zëri i atyre që nuk guxojnë ose që nuk kanë zë! Së paku shpresojnë që dikush mund të flasë edhe për ta. Ndaj unë mendoj njësoj si ai!

Dhe e fundit, meqenëse jemi në atmosferën e Krishtlindjeve, një gjë duhet ta themi të gjithë. Nga ligji këta njerëz nuk kanë frikë, e kanë bërë si duan për kaq vite me rradhë. Nga zoti nuk kanë frikë, nuk kanë pasur kurrë, madje e kanë talluar shumë herë si dordolec! Të paktën kanë frikë ende nga LU! Kur t’ju iki dhe kjo frikë, zoti e di se ç‘vjen pas. Megjithëse ne e dimë pak e a shumë. Ajo që ndodhi 46 vjet…

Marre nga Opinion.al

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: