Përjashtimi i katër deputetëve, Agron Shehaj, Tritan Shehu Belind Këlliçi dhe Oerd Bylykbyshi, nga grupi parlamentar, u diskutua sot në emisionin “Open” në News24.

Gjatë bisedës në studio, Fitim Zekthi u shpreh se Enkelejd Alibeaj sipas tij nuk ka përjashtuar  asnjë njeri dhe se ai vetëm ka njoftuar publikun se është mbushur periudha një vjeçare.

“Kjo është një krizë e thellë politikë dhe një psikodramë dhe çështja nuk është u përjashtuan apo jo. Është marrë vendim për përjashtim të disa njerëzve, apo edhe pezullim ndoshta për disa të tjerë. Nuk ka marrë vendim Alibeaj, thjesht është bërë legal për shkak të kohës që ka ardhur. Alibeaj nuk ka marrë vendim, ka njoftuar publikun se është mbushur periudha 1 vjeçare”, ka thënë Zekthi.

Pjesë nga biseda në studio:

Lela: Afati ka qenë 1 vit?

Zekthi: Ashtu ka qenë afati. Flutura Açka, Ina Zhupa, Grda Duma kanë votuar pro këtij vendimi.

Pyetje: Salianji po mbledh firmat për të larguar Alibeajn?

Zekthi: Po. Këta nuk e njohin Kryesinë fare. Shqetësohen se janë përjashtuar nga një gjë që nuk e njohin.

Rakipllari: E njeh qeveria këtë vendim. Debati këtu është se ketë vendim e njeh qeveria. Në këtë rast është Alibeaj me qeverinë.

Zekthi: Alibeaj nuk ka marrë asnjë vendim, përse shqetësoheni?

Alfred Lela: Një Kryesi pa legjitimitet dhe pa kapacitet.

Zekthi: Kryesia për ju nuk ekziston.

Lela: Ajo Kryesia është vetëm në imagjinatën e ca njerëzve. Koha e re i ka fshirë.

Zekthi: A ka një opinion ndryshe në PD nga foltorja?

Lela: Po ka dhe shumë mirë që ka. Mos e shpik Kryesinë për të mbuluar Grupin parlamentar. Po komplikon ligjërimin për ta fshehur me vetëdije apo pa vetëdije… Mos më thuaj është Kryesia!

Zekthi: A ka një grup brenda PD që është ndryshe nga Foltorja?

Lela: Po, por Kryesia nuk merr vendime…

Zekthi: Për Foltoren nuk mund të ekzistojë dikush që mendon ndryshe nga foltorja. Nuk e pranoj gjuhën e përdorur nga zoti Shehu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: