Analisti Genc Burimi, në një lidhje skype në News24 ka folur në lidhje me situatën e krijuar nga sulmi i paligjshëm i institucioneve në “Prestige Resort”.

“Ditë e trishtë për demokracinë shqiptare, jo vetëm për resortin dhe biznesin, por po goditen themelet e demokracisë nga revanshi i regjimit të Ramës.

Por nuk do i shpëtojnë ligjit. Le të mendojë Ram se nesër mund të jetë në opozitë e të kuptojë që mund ti shkojnë fadromat për ti shembur shtepinë rrëzë Dajtit.

Cështja mund të shkojë deri në Strasburg por Rama po mundohet të veprojë shpejt.

Europa është një makineri e rëndë që vihet ngadalë në lëvizje. Me këtë po luan Rama duke u përpjekur të veprojë në një operacion blic. Kjo i rrit vlerën manifestimit të 6 dhjetorit. BE përgjegjëse për mbarëvajtjen e demokracisë në Shqipëri. Europa duhet të ndërhyjë që të ketë përgjegjësi penale e financiare për përgjegjësit.

KE para pak muajsh vendosi paketë masash e rregullash që të forcohet liria e medias, por Rama luan me idenë që po godas oligarkët kur oligarku numër 1 është ai vetë.

Europa nuk po hesht, ka nevojë për kohë”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: