Këngëtarja e njohur, Jennifer Lopez, është një dëshmi e shprehjes “mosha është një numër”.

Edhe pse 51-vjeçe, Jennifer ruan një formë shumë të mirë dhe nuk ngurron që shpesh të publikojë foto në rrjete sociale, që për hir të së vërtetës pëlqehen shumë nga fansat.

JLo së fundmi ka qenë në qendër të mediave rozë, për shkak të lidhjes së saj me Alex Rodrigues. Por, Jennifer, ka ditur si t’i mbajë larg këtë zëra dhe të fitojë vëmendjen me fotot e fundit të publikuara.

51-vjeçarja është shfaqur e veshur me të zezë, e në pah ka theksuar linjat perfekte. Këngëtarja kishte preferuar të aplikonte një makjazh me nuance të hapura, që i përkonin mjaft mirë me lookun që e bërë. Vlen për t’u përmendur se këngëtarja ndodhet aktualisht në Republikën Dominikane, ku po merret me xhirimin e një filmi.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: