Champiosn League sjell mbrëmjen e sotme një tjetër finale të parakohshme. Kampionët në fuqi të Bayern Munich do të presin në shtëpinë e tyre Paris SG për sfidën e parë çerekfinale. Misioni I bavarezëve për mbrojtjen e trofeut është vështirësuar për shkak të mungesave të rëndësishme. Lewandowski duhet të qëndrojë ende jashtë pas dëmtimit me kombëtaren, ndërsa Covid-19 dëtyron Hansi Flick të bëjë llogaritë edhe pa sulmuesin tjetër titullar Serge Gnabry.

1617713268 685335 1617713441 Noticia Normal
1617713268 685335 1617713441 Noticia Normal

“Është një ndeshje e re, ndryshe nga finalja e shkuar. Paris SG ka një skuadër të re dhe një tjetër trajner. Ata kanë një skuadër të fortë në mbrojtje dhe në sulm. Duhet të bllokojmë shpejt pasimet e tyre dhe kjo kërkon presing të lartë”, ka thënë trajneri bavarez, duke kujtuar edhe finalen e fituar nga skuadra e tij vitin e shkuar. Pikërisht, për atë sfidë të humbur parizienët kërkojnë të marrin revanshin dhe nëse kalojnë Bayern Munich në çerekfinale forcojnë pozitat e tyre si favoritë. Këtë e di mirë Maurizio Pocchettino që nuk e fsheh ambizien e skuadrës së tij.

Pochettino
Pochettino

“Gjithçka është e mundur në 180 minuta. Bajerni është një nga skuadrat më të mira të botës. Janë kampionët në fuqi, por ne duam të fitojmë Ligën e Kampioneve”, është shprehur tekniku i Paris SG, që gjithashtu udhëtoi drejt Mynihut me shumë mungesa. Lojtarë si Verrati, Icardi, Florenzi dhe Paredes nuk do të jenë të gatshëm për këtë sfidë.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb