Vetëm pak javë pasi një 4-vjeçare vrau aksidentalisht me armë motrën e saj, tragjedia është përsëritur në SHBA.

Një fëmijë 16-muajsh u vra pasi vëllai i tij 5-vjeçar hapi zjarr brenda apartamenti në Lafayette, Indiana.

Autoritetet thanë se u lajmëruan nga një kalimtar për të shtënat në një apartament në Lafayette, gati 100 kilometra në veri të Indianapolis. Pasi oficerët arritën në apartament,  gjetën fëmijën pa shenja jete.

Oficerët përcaktuan se plumbi u qëllua nga vëllai pesë-vjeçar i viktimës.

Deri më tani ka pasur më shumë se 60 raste në të cilat fëmijët janë qëlluar pa dashje, duke rezultuar në 25 vdekje dhe 39 lëndime në SHBA.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb