Përshëndetja e përzemërt (dhe e tepruar) e kryeministrit shqiptar Rama drejtuar Melonit.

Kështu e titullojnë videon e përqafimit të pazakontë mes kryeministrit Edi Rama dhe homologes së tij, mediat italiane, të cilat e kanë shpërndarë pothuajse të gjitha momentin që ka tërhequr vëmendjen nga samiti i Komunitetit Politik Evropian (EPC) në Moldavi.

Kryeministrja Giorgia Meloni mori pjesë në këtë samit, i cili kishte praninë e 45 liderëve të mbledhur nga e gjithë Europa.

“Mes tyre edhe kryeministri shqiptar Edi Rama i cili e përshëndeti kryeministrin italian në mënyrë shumë të dashur (dhe të tepruar), siç shihet në këtë video të postuar në rrjetet sociale nga Aneta Zachová”, shkruan Corriere della Sera.

Siç shihet nga një tjetër kënd i filmimit, Meloni reagon pas kapjes që i bën Rama nga pas duke thënë “Madonna”.

Më poshtë videot e shpërndara nga gazetarët e pranishëm

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb