KAS këtë të enjte po shqyrton kërkesat ankimore të Partisë Demokratike dhe Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, për Qarkun e Elbasanit.

Marash Logu, përfaqësuesi i PD në KAS, akuzoi se Partia Socialiste ka pasur në brendësi të saj persona me rekorde kriminale, të cilët sipas tij, kanë ndikuar te qytetarët në këmbim të votës.

Ai gjithashtu bëri publike dhe një mesazh, e cila i dërgohej qytetarëve e njoftoheshin për rritjen e ndihmës ekonomike.

Ndër të tjera, Logu tha se gjatë kësaj periudhe bashkitë e qeveria kanë bërë të mundur investime publike në këtë qark, gjë e cila sipas tij është e ndaluar nga Kodi i ri Zgjedhor.

“Kemi kërkuar pavlefshmërinë e zgjedhjeve në Qarkun e Elbasanit dhe ripërsëritjen e zgjedhjeve në Qarkun e Elbasanit, në mënyrë sa më të afërt. Shkeljet ligjore të konstatuara nga PD, janë të mjaftueshme për të konkulduar me ripërsrëritje të zgjedhjeve. Në Qarkun e Elbasanit kanë marrë pjesë mbi 100 mijë qytetarë. PD ka depozituar 11 prova. Partia Socialiste në Elbasan, kishte drejtues Taulant Ballën. Ai është organizator i një skeme kriminale, ku përfshihen disa persona, me role të ndryshme, të skeduar edhe më parë. Gjatë periudhës mars prill, PD, ka depozituar 50 kallëzime penale, që kanë të bëjnë me fenomenin e shit-blerjes së votës. Në datën 23 shkurt, 2021. PD ka kallëzuar në SPAK, shtetasin Taulant Balla dhe shtetasit që kanë bashkëpunuar me të. Shtetasi Taulant Balla është denoncuar se duke shfrytëzuar ndihmën ekonomike që i jepte qytetarëve, i kërkonte votën.

Në telefonat e një numri të konsiderueshëm qytetarësh të denoncuar nga ne, vijonte mesazhi: Ju flasim nga zyra e stafit të Taulant Ballës, e duam t’ju njoftojmë se ndihma juaj ekonomike është dyfishuar nga shkurti deri në qershor, kjo është mundësuar nga Taulant Balla, presim mbështetjen tuaj, faleminderit”. Ky është një rast flagrant. Më datë 7 prill, PD, ka kallëzuar në SPAK skemën kriminale të blerjes së votës nga persona me rekorde kriminale në Qarkun e Elbasanit. Faktet e evidentuara, janë denoncuar në mënyrë të vazhdueshme. Në Qarkun e Elbasanit nga ana e anëtarëve të PS, ishte ngritur një strukturë kriminale që cënonte zgjedhjet e lira. Në periudhën e para zgjedhjeve kishte një rritje të zgjeruar të aktivitetit kriminal.

Ne kemi denoncuar se si shtetas, të njohur, kryenin në mënyrë të përsëritur blerje votash dhe dhunimin e shtetasve që nuk pranonin të mbështesnin PD. Gjergj Luca, kryente mbledhje të paligjshme të kartave të ID dhe ishte angazhuar në blerjen kriminale të votave. PS ka bashkëpunuar ngushtë me persona me rekorde kriminale, ne i kemi faktuar këto. Kryeministri Rama, ministrat, përdorën investimet publike për propagandë politike. Ne kemi pasur mundësi të faktojmë në organet e tjera, të paktën 20 raste ku ishin përfshirë anëtarë të PS. Raste ku PD ka pasur mundësi të faktojë, ku janë ato ku shfaqen Taluant Balla, kandidatëve për deputetë, kryetarët e bashkive, këto provojnë që investimet publike që po kryenin në atë kohë në Elbasan, në përfitim të votës”, u shpreh Logu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: