Nënpresidentja amerikane, Kamala Harris, pritet të arrijë më 9 mars në Poloni për të diskutuar me zyrtarët e këtij shteti pushtimin rus në Ukrainë dhe ndikimin që ka lufta në këtë rajon.

Gjatë udhëtimit të saj nga 9 deri më 11 mars, Harris do të vizitojë edhe vendin tjetër anëtar të NATO-s, Rumaninë.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se agjenda e nënpresidentes në Varshavë dhe Bukuresht pritet të fokusohet në ndihmën ekonomike, humanitare dhe asaj të sigurisë për Ukrainën.

Polonia është duke iu ndihmuar rreth 1.2 milion ukrainasve që i kanë ikur luftës.

Shtetet e Bashkuara kanë rritur më shumë se dyfish prezencën ushtarake në Poloni – 9,000 në total – javëve të fundit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb