15 ushtarë armenë kanë mbetur të vdekur në përleshjet në kufi me Azerbajxhanin, njoftoi kryetari i Komisionit të Përhershëm për Marrëdhëniet me Jashtë të Parlamentit Armen, Eduard Aganzanyan.

Më herët Ministria e Mbrojtjes së Armenisë tha se edhe 12 ushtarë janë kapur nga Azerbajxhani.

Kujtojmë se Armenia i ka bërë thirrje Rusisë që të ndihmojë në mbrojtjen e integritetit të saj territorial kundër Azerbajxhanit, duke njoftuar se midis forcave azere dhe armene po zhvillohet një përplasje e ashpër kufitare.

Nga ana e saj Ministria e Jashtme e Azerbajxhanit, në një deklaratë ka fajësuar Armeninë për përshkallëzim të qëllimshëm të tensioneve në kufijtë e dy vendeve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb